Goditja e rrufesë në Gjermani plagosë 16 ushtarë

Një goditje e rrufesë ka plagosur 16 ushtarë gjermanë, disa prej tyre rëndë, në shtetin jugor të Bavarisë pasi stuhitë kanë sjellë shira të mëdha, rënie të pemëve, rrugë të përmbytura dhe bodrume, dhe shkaktoi dëme përgjatë vendit.

Bota

23/07/2015 14:30

Ushtarët u plagosën të mërkurën, kur ata ishin vendosur në kamp pa mbulim si pjesë e trajnimit të tyre themelor jashtë Mittenwald në rrethin e Garmisch-Partenkirchen.

Tre prej ushtarëve të plagosur u dërguan në spital dhe të tjerët u trajtuan në vendin e ngjarjes, tha policia. /arbresh.info