Goditi kundërshtarin me kokë, FFK e “tronditë” lojtarin e Gjilanit

Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, vazhdon të bëjë sjellje jo-sportive në fushat e futbollit.

Sport

15/09/2017 19:57

Pas goditjes që për pak e la pa syrin e djathtë Memajn e Lirisë edicionin e kaluar, ai ka bërë një tjetër gjest të turpshëm.

Sulmuesi ferizajas i gjilanasve, ka goditur me kokë pa top një futbollist kundërshtar të Vëllaznimit.

Për këtë arsye, ai është dënuar me 3 muaj nga FFK. Në këtë mënyrë, Rusi e humb sezonin vjeshtor.

Gëzim Rusi – ojtar i klubit të futbollit “ GJILANI “ nga Gjilani , me numër të fanelës sportive 10 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të kartelës ID – 000531M94, në procedure të inicuar disiplinore nga ana e komisionit të garave ( goditje e lojtarit kundërshtar kur ky nuk posedonte topin ) në ndehjen e javës së katërt ( IV ) të Valasuperligës së Kosovës në futboll pëe kategorinë e seniorëve ; GJILANI – VËLLAZNIMI e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjilan ( raportet e zyrtarëve të ndeshjes );

Dënohet – Me ndalesë loje në kohëzgjatje për ; 3 ( tre ) muaj të radhës pr të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës, në bazë të Rregullores disiplinore neni 43 paragrafi 1 pika 1″, shkruan FFK.