Goditet rrjeti kriminal shqiptaro-rumun në Paris

EUROPOL ka arrestuar dy pjesëtarë të një rrjeti kriminal në Paris. Njëri nga ta ishte shqiptar e tjetri rumun. Inteligjenca europiane është vënë në alarm pasi rrjeti përfshin rreth 280 veta, ndërsa deri më tani janë arrestuar 15.

Bota

14/01/2014 21:26

Një perandori gangsterësh, është përshkruar sot nga shefat e policisë evropiane si “e madhe dhe përhapëse”, pasi polica shënoi kapjen e dy udhëheqësve të një rrjeti kriminal, një rumun dhe një shqiptar .

Banda mafioze ishte e vendosur në Paris, ku xhandarët javën e fundit arrestuan 15 persona tek të cilët gjeti 42.000 dollarë para të gatshme në shtëpi të ndryshme private dhe në një bar të qytetit.

Agjencia e policisë sekrete europiane EUROPOL tha se preja e bandës ishte në Paris dhe qytetet pranë , por mallrat e tyre të vjedhura kontrabandoheshin tek “ miqtë shqiptarë” të rrjetit në të gjithë kontinentin duke përdorur makina të vjedhura dhe dokumente të rreme.

Rrjeti sipas policisë numëronte 280 të rinj, të ndarë në tri grupe të cilët do të vendoseshin natën pranë daljeve të magjistraleve para se të dërgonin kriminelët e tyre për “punë ” .

Një zëdhënës i EUROPOLiit ka thënë se autoritetet e zbatimit të ligjit në Francë në bashkëpunim me EUROPOL-in kanë shkatërruar një rrjet prej 15 personash që po vepronte në Paris.

“Dy nga të arrestuarit, njëri shqiptar dhe tjetri rumun, dyshohen se janë udhëheqësit e një rrjeti kriminal. Hetimet e pastajme zbuluan një rrjet të gjerë të kriminelëve , kryesisht nga Shqipëria të cilët ishin rekrutuar nga dy të dyshuarit kryesorë për të kryer vjedhje me thyerje brenda një perimetri prej 125 milje të Parisit”.

Hetimi që kishte filluar në dhjetor 2012, pas arrestimit të një shtetasi, ka vazhduar përgjatë gjithë vitit 2013, ku janë arrestuar 30 persona që dyshohen se i përkisnin të njëjtit rrjetet, raporton gazeta britanike Express.

“Inteligjenca sugjeron se përfituesit e mallrave të vjedhura mund të jenë shqipfolës të bizneseve ligjore që banojnë në kryeqytetet e tjera europiane”.

Grupi kriminal, sipas policisë, ka ndërvepruar edhe me bashkëpunëtorët e rumunë e bullgarë të cilët do të mund së shpejti të blejnë makina me dokumente të rreme, që parandalojnë zbulimin e tyre

Hetuesit vlerësojnë se më shumë se 150 makina të dorës së dytë apo vjedhura janë përdorur brenda rrjetit mobil.

Qendra e EUROPOL në Hagë ka njoftuar se operacioni ka përfshirë punën e inteligjencës franceze, belge, suedeze dhe italiane.