Goditet planeti Mars

Planeti Mars është goditur nga një shi dhe pluhur meteorik, që ka shkaktuar ndryshim të atmosferës së tij.

Auto & Tek

10/11/2014 15:57

Kometa që u paralajmërua se është duke shkuar në drejtim të planetit të kuq muajin e kaluar ka arritur ta ndryshojë atmosferën e tij. Kometa thuhet se ka depozituar sasi të madhe të pluhurit dhe grimcave të akullit në atmosferën e planetit.

Sonda ‘Maven’ e NASA-së, ka dhënë të dhëna që tregojnë se mbeturinat e kometës Spring kanë prodhuar një shtresë shumë të fortë të joneve në jonosferë. Kjo është një shtresë e përkohshme mbi planetin Mars.

Planeti u godit nga pluhuri dhe mbeturinat e kometës. Shumë goditje të yjeve u raportuan si rezultat i një shiu meteorik, transmeton Lajmi.net.

Pluhuri i kometës në planet u morr dhe përbërja e saj u përcaktua nga sonda Maven. Mostrat u analizuan nga Neutral Gas dhe Ion Mass Spectrometer, ku u zbulua se kishte tetë jone të ndryshme metalike në të, duke përfshirë hekur, magnez dhe sodium.

“Në këto vëzhgime, shkencëtarët ishin në gjendje për të bërë një lidhje të drejtpërdrejtë të të dhënave nga mbeturinat e këtij shiu të veçantë meteorik, për formimin e këtij lloji të shtresës së përkohshme; që është i pari në një planet, duke përfshirë edhe Tokën”, tha NASA.

Sipas NASA, mbeturinat e kometës ndikuan në ndryshime të përkohshme në atmosferën e sipërme të planetit.