Goditet një rrjet ndërkombëtar i trafikimit të drogës, me bazë në Maqedoni

Është shkatërruar një rrjet i rëndësishëm ndërkombëtarë që merrej me trafikim të drogës në Europë. 

Lajme

23/12/2014 13:44

Policia e Maqedonisë, Austrisë, Gjermanisë dhe Holandës kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të drogës, i cili ka vepruar kryesisht në Maqedoni.

Aksioni që është drejtuar nga policia evropiane Europol, ka vënë në pranga rreth 400 të dyshuar dhe ka sekuestruar rreth 100 kilogramë heroinë, kokainë, kanabis dhe të holla.

Ky grup kriminal, i cili ka trafikuar heroinë, ka vepruar me bazë në Maqedoni, por edhe në Austri e Gjermani.

Droga që vinte nga Ballkani, nëpërmjet Sllovenisë, depërtonte në tregun e zi të vendeve të BE-së.