Goditet edhe spitali i Gazas

Një spital në qendër të Rripit të Gazës është goditur sot nga granatat e Izraelit, duke vrarë katër persona.

Bota

21/07/2014 19:02

Zyrtari i Ministrisë së Shëndetësisë së Rripit të Gazës, Ashraf al Kidra ka thënë se spitali “Martirët e Al Aksa” është goditur nga 12 granata, transmeton REL.

Al Kidra ka thënë se granatat e kanë goditur ndërtesën administrative, njësinë e kujdesit intensiv dhe departamentin e kirurgjisë.

Ai gjithashtu ka thënë se 60 persona janë plagosur, prej të cilëve gjysma janë pjesëtarë të stafit të spitalit.