Godin pranë Milanit

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin është pranë transferimit të tij te skuadra e Milanit.

Sport

29/06/2015 09:27

Sipas raporteve të fundit që arrijnë nga mediat sportive, mësojmë se Godin është pranë transferimit te Milani.

Rosonerët janë duke e përcjellur mbrojtësin tashmë e disa javë dhe si duket kanë filluar të bëjnë lëvizjen për të transferuar atë.

Përndryshe, Godin ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë të Atletico Madridit në vitet e fundit.