Godin në dyshim, Atletico Madrid apo Juventus

Diego Godin duhet të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Sport

19/07/2018 07:25

Diego Godin duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Qendërmbrojtësi uruguaian është aktualisht mes qëndrimit në Atletico Madrid dhe transferimit në Juventus.

Skuadra kampione nga Serie A i ka ofruar kontratë trevjeçare, e cila po i mungon te klubi madrilen.

Andaj, mediat italiane raportojnë se Godin është duke e konsideruar të ardhmen e tij, përcjell “lajmi.net”.

Juventus kërkon blerjen e Godin pasi është në prag të shitjes së Daniele Ruganit në Chelsea. /Lajmi.net/