Godin: Luftuam, dalim me kokën lartë

Diego Godin thotë se Atletico Madridi luftoi deri në fund, por nuk ia doli ta fitonte Ligën e Kampionëve. Megjithatë, qendërmbrojtësi insiston se Los Colchoneros dolën me kokën lartë nga fusha.

Sport

25/05/2014 15:04

Diego Godin ishte hero i Atletico Madridit në La Liga, kur e realizoi golin në barazimin 1:1 me Barcelonën, me ç’rast Los Colchoneros e fituan titullin e kampionit të Spanjës.

Dhe, mbrojtësi uruguaian ishte shumë pranë të ishte hero edhe në Ligën e Kampionëve për skuadrën e tij, pasi shënoi gol me kokë në pjesën e parë.

Megjithatë, Los Blancos e barazuan rezultatin në fund të ndeshjes dhe më pas fituan 4:1.

“Futbolli është ky, për 93 minuta Atletico Madrid e kishte kupën në duar. Për mua, nuk ka fituar skuadra më e mirë”, deklaroi fillimisht Godin për Mediaset.

“Dalim me kokën lartë. Kemi luftuar me të gjitha forcat, pro në fund fitoi Real Madridi. Dolëm me kokën lartë”, përfundoi Godin.