Godin afër transferimit në Serie A

Diego Godin është objektiv i Juventusit për sezonin e ri.

Sport

14/07/2018 08:17

Diego Godin mund të largohet nga Atletico Madrid.

Mbrojtësi uruguaian ka zgjuar interesim nga Juventus në Serie A, raportojnë mediat italiane.

Godin në kontratën e tij me Atletico Madridin ka një klauzolë që ia mundëson largimin nga klubi për 20 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

Ardhja e tij në Juventus do të jetë më afër të realizohet nëse Daniele Rugani largohet nga Torino në drejtim te Chelsea. /Lajmi.net/