Godet policin, arrestohet pronari i një lokali në Durrës

Godet policin, arrestohet pronari i një lokali në Durrës.

Lajme

16/02/2016 13:11

Pronari i një lokali në Durrës është vënë në pranga pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësin e policisë.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se Lavdosh Serani, 41 vjeç, pronar i një lokali në zonën e Plazhit, ka goditur punonjësin e policisë në lagjen nr. 13 në Durrës. Ai u arrestua menjëherë.

Ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjet dhe një pistoletë tip TT dhe 1 fishek model 54. Mbi 41-vjeçarin rëndon akuza e goditjes për shkak të detyrës, dhe ajo e armëmbajtjes pa leje./ Top Channel