Godet KB Peja me këtë përforcim (FOTO)

Klubi i basketbollit i Pejës nuk e ka ndërmend së përforcuari ekipin pas rezultateve të fundit të dobëta në Superligës e Kosovës si dhe në Ligën Ballkanike.

Sport

06/02/2017 22:03

Pa kaluar asnjë orë, pejanët kanë transferuar edhe një basketbollistë tjetër.

Bëhet fjalë për basketbollistin slloven Robert Abramovic, i cili luan në pozitën e fundorit-organizator, bën të ditur faqja e klubit në Facebook.

“KB Peja ka arritur marrëveshje me lojtarin nga Sllovania, Robert Abramovic, i cili luan në pozitën e organizatorit. Robert ka një përvojë në Supërligën sllovene dhe atë austriake tek ekipet si: Skofja Loka, Raiffaisen Graz, Zlatorog Lasko, Raiffeisen Panthers, Grusuplje, Hopsi Polzela. Së fundi, ai ishte pjesë e ekipeve maqedonase Kozuv dhe Zabok. Robert njihet si një lojtar i shpejt dhe i saktë nga distanca”, shkruan në njoftimin e klubit të Pejës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6