Godet Capello: Lojtarët e Realit gjithmonë duan t’ia bëjnë këtë gjë Messit

Fabio Capello ka akuzuar lojtarët e Real Madridit, për të cilët ka thënë se gjithmonë kanë qellim që të lëndojnë Leo Messin

Sport

24/04/2017 20:17

Ish trajneri i Real Madridit, Fabio Capello e ka quajtur kriminale ndërhyrjen e Sergio Ramosit ndaj Leo Messit.

Ai për më shumë tha se, lojtarët e Real Madridit gjithmonë kanë qellim që të lëndojnë Messin.

“Ju e dini që sa herë luhet El Clasico në Bernabeu, gjithmonë lojtarët tentojnë të lëndojnë Messin, gjithmonë ndëshkohen me kartonë të verdhë.Shikojeni ndërhyrjen e Ramosit. Ndërhyrje kriminale. Kartoni i kuq ishte i drejtë”, ka deklaruar Capello./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy