Godelli, kampion bote në peshëngritje

Daniel Godelli ka fituar medaljen e artë në peshëngritje në Kampionatin botëror në Kazakistan. Ai ngriti me sukses 171 kilogramë.

Sport

12/11/2014 15:20

Daniel Godelli është shpallur kampion i botës në peshëngritje, në Kampionatin Botëror në Kazakistan.

Peshëngritësi shqiptar e fitoi medaljen e artë në stilin shkëputjes, pasi ngriti me sukses 171 kilogramë, duke triumfuar ndaj konkurrentëve.

Ai në këtë mënyrë realizoi një sukses të madh në karrierën e tij.