‘’Godas kuq e zi’’, bukuroshja shqiptare mahnit me veshjen në ‘Miss Universe 2018’

Trejsi Sejdini ka mahnitur shqiptarët duke defiluar me fustanin kuqezi në mes të Tajlandës.

ShowBiz

11/12/2018 15:08

Bukuroshja shqiptare, Trejsi Sejdini dje (e hënë) ka  ecur në pistën e sfilatës në garën “Miss Universe”, e cila po mbahet në shtetin e Tajlandës, shkruan lajmi.net.

Fustani i saj kuq e zi ka tërhequr vëmendje ndërsa Trejsi menjëherë pas parakalimit ka pasur një paraqitje fantastike duke marrë përgëzime dhe duartrokitje prej publikut.

“Godas kuqezi, përshëndes kuqezi”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Sejdini.

Trejsi Sejdini gjatë vitit të kaluar ka fituar të drejtën që ta përfaqësojë kombin shqiptar në një ngjarje botërore të bukurisë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BrPbsHXB8xO/?utm_source=ig_embed

https://www.instagram.com/p/BrNsv4sBDgY/?utm_source=ig_embed