Goca, vini re! Këto 5 mite për vaginën tuaj nuk duhet t’i besoni!

Mitet mbi vaginën janë dëgjuar prej vitesh.

Lifestyle

20/05/2018 23:07

Në kohët antike thuhej se vaginat kishin dhëmbë, e për vite me rradhë, historitë janë shtuar. Ndaj është koha që të mësojmë sesi e qëndron e vërteta. “This is insider” na rendit pesë mite që nuk duhet t’u besojmë më.

Mit: Duhet ta mbash të pastër vaginën me produkte speciale
Për shumë dekada, janë prodhuar produkte higjenike si kremëra, xhel e letra të lagura për pastrimin e vaginës. Por sipas specialistëve, e vërteta është se vagina është e dizenjuar për tu pastruar vetë. Ndaj kur vendos produkte, mund të bëjë më shumë dëme sesa të mira. Ndaj nuk është e nevojshme!
Mit: Tamponët mund të humbasin në trup
Teknikisht kjo nuk është e mundur. Por edhe sikur ta harroni, tamponi do t’ju njoftoj vetë pasi do të nisë të mbaj një erë të keqe. Sipas specialistëve, qafa e mitrës është shumë e vogël për të lejuar një tampon të kalojë nëpër të.
Mit: Sa herë që keni kruajtje aty, nënkupton se ke infeksion
Kruatjet vaginale mundtë vijnë si pasojë e ndryshimeve hormonale, vaginozave bakteriale dhe si pasojë e produkteve të përdorura. Ndaj bëni mirë të lini një takim me doktorin.
Mit: Diçka nuk shkon nëse nuk po përjetoni orgazëm nga seksi vaginal
E vërteta është se shumë njerëz nuk përjetojnë orgazëm nga marrëdhëniet seksuale përmes vaginës. Madje sipas të dhënave, vetëm 18% e grave përjetojnë orgazëm nga seksi vaginal. Ndaj nuk ka asgjë për tu shqetësuar.
Mit: Vagina juaj do të jetë më e gjërë nëse do të keni shumë marrëdhënie seksuale
Gjithmonë i kemi dëgjuar shakatë për vaginën, madje e krahasojnë me hot -dog. Por nuk është aspak e vërtetë, sipas cna. E vetmja gjë që mund të ndikojë, është nëse lindi një fëmijë, atëherë vagina do të jetë më elastike.