“Goal” zbulon klubin e ri të Balotellit, kthehet në Serie A

Mario Balotelli ka vendosur të largohet nga Nice si futbollist i lirë duke u rikthyer në vendlindjen e tij.

Sport

26/05/2018 12:16

Mario Balotelli është afër rikthimit në Serie A.

Sulmuesi italian ka vendosur të largohet nga Nice si futbollist i lirë duke u rikthyer në vendlindjen e tij.

“Goal.com” raporton se Balotelli është afër finalizimit të marrëveshjes për transferim te Parma, përcjell “lajmi.net”.

Balotelli mund të jetë dhurata e promovimit në Serie A, te skuadra e Parmës. /Lajmi.net/