Goal: Kjo do të jetë skuadra e re e Ibrahimovicit

Zlatan Ibrahimovic është pranë rikthimit në Serie A, me skuadrën e Milanit që ndodhet në bisedime të avancuara.

Sport

04/12/2018 16:26

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, do të rikthehet sërish në Serie A, te skuadra e Milanit.

‘Goal.com’ raporton se rikthimi i Ibrahimovic te Milan për të dytën herë është shumë afër të ndodh, me protagonistët që ndodhën në një fazë shumë të avancuar të bisedimeve.

37 vjeçari është pjesë e LA Galaxy në MLS, dhe në sezonin e parë atje ka realizuar 22 gola.

Aventura e tij në MLS mund të përfundojë me një rikthim të tij në Serie A.

Ibrahimovic e njeh mirë futbollin italian, ku ka arritur të fitoi tituj të Serie A me skuadrat e Juventusit, Interit dhe Milanit./Lajmi.net/