“Goal Italia” zbulon vendimin e fundit nga Buffon

Gianluigi Buffon ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga roli i tij si futbollist.

Sport

10/03/2018 09:01

Gianluigi Buffon do të pensionohet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni.

Kapiteni i Juventusit ka dhënë sinjale se do të tërhiqet nga roli i tij si futbollist, raporton “Goal Italia”.

Gazetari Romeo Agresti, i afërt me ekipin e Juventusit ka njoftuar sot se Buffon është duke shkuar drejt përfundimit të karrierës, përcjell “lajmi.net”.

Së fundmi thuhej se Buffon mund të vazhdojë edhe për një vit por tani palët po shkojnë drejtë ndarjes në fund të këtij sezoni. /Lajmi.net/