Goal.com shkruan për kosovarin që nuk u nda nga Arsenali edhe në ditën e dasmës (FOTO)

Një tifoz i Arsenalit në Kosovë ka marrë vëmendjen e ‘Goal.com’ për ceremoninë e dasmës që ka organizuar.

Sport

17/07/2017 16:31

Kaltrim Agushaj, një djalë i ri nga Kosova, ka vendosur që ditën e damës së tij ta ketë të paharruar duke mos u ndarë edhe në ditën më të rëndësishme të jetës së tij nga Arsenali.

Kjo ka bërë që Kaltrimi të merr edhe vëmendjen e ‘Goal.com’, përcjell lajmi.net.

“Ishte një ide spontane e miqve të mi për ta bërë pjesë të dasmës sime edhe Arsenalin”, ka deklaruar ai për ‘Goal.com’,

“Ka qenë një surprizë për të gjithë, por jam i lumtur sepse në fund të gjithë kanë qenë të lumtur. Jam tifoz i Arsenalit që 17 vite, prej vitit 2000. Pa Arsenalin jeta ime nuk do të kishte kuptim”.

“Reagimi i saj ishte pak i çuditshëm sepse ajo nuk e ka pritur këtë. Ajo ishte suprizuar sepse ka qenë një ditë speciale për të dhe për ne. Ka qenë dasma jonë, dhe kjo ishte një dhuratë nga tifozët e Arsenalit që ishin të ftuar në martesën tonë. Ajo u pajtua dhe ishte e lumtur në fund”, ka vazhduar ai./Lajmi.net/