GMC zbulon modelin Sierra 2015
Paketa e re e GMC është zbuluar sot për modelet Sierra 2500HD dhe 3500HD, modele këto me kabinë të dyfishuar të cilat janë të pajisura me katër rrota.
Auto & Tek
Në përmirësimet e pjesës së jashtme përfshihet një grilë e re kromi, pjesë alumini nën trup, rrota alumini 18 inç, mbrojtëse speciale, anësore të reja, drita LED në krye dhe dritare të errëta.
Në brendësi, kabina e inspiruar nga fibra e karbonit shkon deri në dyer, ku në brendësi është gjithashtu edhe një sistem kompjuterik informues standard me kamera për të parë rrugën prapa dhe para.
Kjo kamionetë është e pajisur me një motor V8 6.0 litërsh, i cili dërgon 360 kuaj-fuqi përmes gjashtë shpejtësive automatike.
Modeli Sierra HD do të dalë në shitje këtë verë.