Gmail është instaluar në Android më shumë se 1 miliard herë

Google ka raportuar se programi i tyre Gmail si aplikacion në pajisjet Android është instaluar më shumë se 1 miliard herë.

Auto & Tek

17/05/2014 02:14

Aplikacioni për Android i Gmail është instaluar më shumë se 1 miliard herë, tha sot në profilin e tij në Google+ Sundar Pichai nga Google.

Faqja zyrtare e aplikacionit në Google Play tani i ka më shumë se 1.6 miliardë instalime. Vetëm një aplikacion tjetër i ka shifrat e njëjta, e ky është Google Play, i cili është instaluar në të gjitha pajisjet Android.

Më herët këtë javë, disa imazhe të detajeve të brendshme të Gmail ishin shfaqur, ku tregonte këto shifra të mëdha të shkarkimeve të shërbimit. Aplikacioni Gmail për Android duket se ka marrur pëlqimin e shumë klientëve, thotë Google.

Sipas Google, përdoruesit e Gmail janë duke u shtuar. Dhe kjo ka bërë që Google të punojë në shumë përmirësime në këtë program, duke krijuar projekte të shumëta të cilat e kanë ndryshuar atë për 20%.