Gllogoc, persona të maskuar dhe me armë vjedhin 3000 euro në një pompë të derivateve

Një punëtori i një pompe të derivateve  në Gllogoc është sulmuar me kondakët të armës nga disa persona të maskuar të cilët më pas kanë marrë para në vlerë 3000 euro dhe një sasi cigare.

Lajme

16/06/2018 13:32

Sipas policisë punëtori ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se gjersa ishte duke punuar në një pompë të derivateve,  disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë ma forcë në market, me ç ‘rast me kondak të armës kanë goditur një punonjës të maketit, pastaj nga arka kanë grabitur rreth 3000€ dhe  një sasi të cigareve. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupor dhe i është ofruar ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar, nga njësitet policore./Lajmi.net/