Gllogjani është gati për “Epopenë e Dukagjinit” (Foto)

Nesër (e premte) në Gllogjan shënohet 19 vjetori i Epopesë së UÇK-së në Dukagjin.

Lajme

23/03/2017 21:26

Ceremonia kryesore mbahet në Deçan në orën 12, mirëpo paraprakisht në orën 10:00 në Gllogjan bëhen homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit.

Në këtë manifestim do të mungojë komandanti i UÇK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet ende në Francë me flet arrest të Serbisë.

Tashmë Gllogjani është gati për të pritur mijëra vizitorë. /Lajmi.net/

glogjani glligjami1