Gjyste Vulaj reagon sërish! Publikon këtë foto të Ritës dhe sqaron gjithçka

Vallja e Rugovës që Rita Ora po e praktikon ta hedh në koncertet e saj në Kosovë e Shqipëri ka ngjallur reagime.

ShowBiz

06/06/2018 10:30

Disa e kanë duartrokitur këtë fakt por ka qenë këngëtarja Gjyste Vulaj ajo e cila erdhi me ‘akuzë’ për shfrytëzim të të drejtave autoriale kundrejt këngëtares shqiptare me famë të madhe në botë, shkruan lajmi.net

E ftuar në emisionin ‘Rudina’ teksa fliste për jetën e saj private dhe karrierën, ajo vuri në theks të veçantë pikërisht këtë çështje ku tha se Rita ka përdorur në këngën e saj muzikën që ka krijuar bashkëshorti i saj Sokol Vula.

Sipas saj pjesën e muzikës së valles së Rugovës që ka përdorur Rita në këngën e saj ‘Black Widow’ është një e krijuar dhe punuar nga bashkëshorti i saj dhe këngëtarja e famshme e ka përdorur pa leje.

Pasi u pyet nëse ka kontaktuar me Ritën për të kërkuar të drejtat dhe ajo e ka mohuar duke u shprehur se ata e kanë lënë me aq dhe se në fakt këtë gjë nuk duhet ta kishte thënë në emision live. Ndër të tjera ajo shtoi se pavarësisht kësaj është shumë e lumtur për Rita Orën, pasi na ka bërë krenar.

Mirëpo kjo nuk ka mjaftuar dhe pas reagimeve të shumta nëpër shtyp, Gjyste Vulaj ka reaguar sërish.

Ajo nëpërmjet një fotogafie të hedhur në Instagram ku Rita Ora shihet duke vallëzuar vallen e Rugovës, e ka ritheksuar se kush fshihet pas muzikës që ajo po e përdor..

Por duhet ritheksuar se pavarësisht kësaj Gjyste Vulaj ndihet krenare me Ritën./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjrQm76BMyz/?hl=en?&taken-by=gjystevulaj