Gjysmëfinalja e tretë radhazi e humbur nga Guardiola me Bayernin

Pep Guardiola asesi nuk ia doli të kualifikohej në finale me Bayern Munichun.

Sport

03/05/2016 22:59

Pep Guardiola është eliminuar për herë të tretë radhazi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me Bayernin.

Për më keq, bavarezët janë eliminuar në të tri rastet nga skuadrat spanjolle, përcjellë Lajmi.net.

Atletico Madrid është ekipi i fundit që ia përfundoi ëndrrën Guardiolas për një finale me Bayernin në Champions.