Gjysmë-shteti Palestina i premton Serbisë se do të votojë kundër Kosovës në organizata ndërkombëtare

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorin e Palestinës, Mohammed Nabhan.

Lajme

07/12/2017 15:02

Ky i fundit raportohet nga mediat serbe, se e ka informuar Vuçiqin në lidhje me vendimin e pandryshueshëm të këtij vendi që në mënyre të vendosur të mbështes integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë, transmeton lajmi.net.

Nabhan ka shtuar se Palestina do të vazhdoj të votoj kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Vuçiq shprehu mirënjohjen ndaj Palestinës për një qëndrim të tillë./Lajmi.net/