Gjysmë milioni foshnje vdesin çdo vit nga papastërtia e spitaleve

Nëpër vendet në tranzicion, shumica e spitaleve janë pa kushtet elementare. Ato nuk kanë vende ku pacientët do të mund të laheshin dhe 40% e tyre nuk kanë burime uji.

Bota

17/03/2015 18:38

Një raport nga komuniteti sanitar “WaterAid” dhe organizata “World Health Organization (WHO) thuhet që çdo vit, gjysmë milion foshnja vdesin pa u bë njëmuajshe për arsye të mungesës së ujit dhe pastërtisë nëpër spitale.

“Pastërtia nëpër spitale dhe klinika është një nevojë elementare dhe fondamentale për shëndetin, në të kundërt do të ishin në dyshim shërbimet shëndetësore të atyre vendeve” tha Barbara Frost, shefe ekzekutive e WaterAid.

“Nënat shtatzëna duhet të kenë kujdes që ta bëjnë lindjen në ndonjë vend që të paktën nuk i vë ata ose foshnjat e tyre në rrezik” tha Maria Neira, eksperte e WHO në çështjet e shëndetësisë publike dhe sociale.

Përveç që shkaktojnë vdekjen e foshnjave, të njëjtat kushte të këqija të spitaleve shkaktojnë edhe sëmundje serioze si epidemi në Republikën Demokratike të Kongos, Haiti, Malawi, Tanzani dhe Sudan.