Gjysmë Messi, gjysmë Neymar

Neymar dhe Lionel Messi janë bashkëlojtarë të Barcelona por kundërshtarë në Kampionatin botëror. Por, një tifoz ka gjetur një ide gjeniale për t’i përkrahur të dy bashkërisht.

Sport

16/06/2014 17:01

Të gjithëve na ka ndodhur që nganjëherë të jemi në pozitë ku duhet t’i ndajmë preferencat rreth një ylli të caktuar, por një tifoz ka gjetur një ide gjeniale për të përkrahur Neymarin dhe rivalin Lionel Messi.

Dyshja e Barcelonës janë kundërshtarë në Kampionatin botëror pasi Neymar është lideri i nikoqirit Brazilit kurse Messi e valon flamurin për fqinjin e Amerikës së Jugut, Argjentinën.

Megjithatë, para se të përcaktoheni se cilin prej tyre ta përkrahni, pse të mos ia bëni sikurse ky tifoz që u paraqit me një fanellë të veqantë ‘Neyssi’.