Gjysma e punëtorëve në ndërtimtari janë pa kontrata dhe shumë pak profesionistë

Puna pa kontrata vazhdon të jetë një nga problemet që përcjell Kosovën në rrafshin e ekonomisë dhe punës

Lajme

05/07/2017 16:48

Sipas Bankës Botërore, informaliteti në Kosovë është ndër më të lartët në Evropë, me rreth 36% të punonjësve në sektorin informal.

“Informaliteti në Kosovë është veçanërisht i lartë në bujqësi(78.8%) dhe ndërtim (54.7%), në sektorët ku vendet e punës kanë tendencë të kërkojnë një personel më pak të kualifikuar, punë të rastësishme. Bazuar në përkufizimin ligjor, gjysma e punëtorëve të ndërtimit në Kosovë punojnë pa kontratë pune, si dhe  në prodhim dhe shërbime, rreth 16%  punonjësve janë joformalë”, thuhet në raportin e Bankës Botërore./Ndertimi.info

Firmat janë përpjekur të punësojnë punonjës profesionist  gjatë viteve të fundit mirëpo këto përpjekje të punësimit ishin më të vogla në sektorë të ndërtimit.