Gjysma e njerëzve e lëndojnë veten duke u përpjekur ta formësojnë trupin

Rreth 45 për qind e britanikëve për momentin janë regjistruar në palestër me qëllim që të kenë trup të mirë gjatë stinës së verës – por faktikisht ata mund të jenë duke i shkaktuar më shumë dëme se dobi vetvetes.

Lifestyle

13/07/2017 18:59

Dhe kjo është kryesisht për shkak se nuk kanë ide se çfarë janë duke bërë.

Një studim i ri ka zbuluar se thuajse gjysma e britanikëve vuajnë nga ajo që ata e quajnë “lëndimet e palestrës”.

12 për qind e tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore për lëndime fizike, ndërsa 5 për qind vazhdimisht i vizitojnë fizioterapeutët për lëndime afatgjate.

Siç duket arsyeja kryesore për këto lëndime qëndron ta fakti se nuk i zgjatin muskujt para stërvitjeve, e gjithashtu nuk dinë si t’i përdorin makinat e palestrës në mënyrë të duhur.