Gjyshja vret djalin pesë vjeçar të fqiut: Ishte më i mençur dhe tërheqës se i yni (Foto)

Një gjyshe xheloze është akuzuar për  vrasjen e nipit të fqiut të saj, pasi kjo e fundit mendon se ai ka qenë më tërheqës dhe më i zgjuar se nipi i saj.

Bota

28/08/2015 16:10

Li Xiuing, e ka mbytur pesë vjeçarin Wang Minghna, dhe më pas e ka varrosur atë në oborrin e saj.

Sipas TheSun, 52 vjeçarja, e ka kidnapuar djalin teksa ai ishte duke luajtur jashtë shtëpisë, duke e lidhur atë në një furgon.

Gjyshja e djalit ishte brenda shtëpisë kur kishte ndodhur ngjarja, dhe e kuptoi këtë vetëm kur ka parë këpucët e tij përball derës së shtëpisë, transmeton lajmi.net.

Mighan është gjetur i varrosur në një gropë, ndërsa Li nga provinca Henan të Kinës, është arrestuar.

Ajo pranoi para policisë se këtë e ka bërë nga zilia pasi djali ishte i ëmbël, energjik, përderisa nipi i saj kishte atrofi muskulore./lajmi.net

a

aa