Gjyshja lind fëmijën e 20-të

Një gjyshe 42-vjeçare nga Jerusalemi ka lindur fëmijën e saj të njëzetë. Lindja është kryer në spitalin Hadassah Hospital, ku u mësua se 42-vjeçarja ka edhe 19 fëmijë të tjerë.

Fun

29/12/2017 15:09

Nëna e re, që jeton në Meah Shearim, dhe që nuk dëshiron të identifikohet ka qenë mjaft e qetë gjatë lindjes, thonë raportimet, dhe pas pak orësh e ka marrë veten shpejt.

42-vjeçarja është bërë edhe gjyshe disa herë, disa nga fëmijët e saj janë martuar dhe kanë lindur fëmijë. Mes 20 fëmijëve, ajo ka dhe dy binjakë.

Në vitin 2007, një grua kreu lindjen e fëmijës së 19-të në Jerusalem, në Zedek Medical Center, por rekordi nuk është thyer, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Nëna që ka kryer numrin më të lartë të lindjeve dhe që është pjesë e rekordeve Guinness i përket shekullit të 18-të, një ruse që ka lindur 69 fëmijë.