Gjyshja ka përvjetorin e 100-të, Kim Jong Un bën një festë të çmendur

Qyteti i zymtë i Penianit dje u transformua në një vend të hareshëm dhe pistë vallëzimi për të festuar përvjetorin 100-vjeçar të lindjes së gjyshes së Kim Jong-un.

Fun

26/12/2017 10:37

Kryeqyteti i Koresë së Veriut u mbush me mijëra njerëz duke vallëzuar para Monumentit të Partisë së Themelimit.

Kim Jung-suk, e cila ishte bashkëshortja e parë e Kim Il-sung dhe nëna e Kim Jong-il, ishte një aktiviste koreane e pavarur dhe politikane komunist në vitet 1930 dhe 40, përcjell albeu.com

Kontradiktat dhe misteret e rrethojnë vdekjen e saj më 22 shtator 1949, me disa raporte që sugjerojnë se ajo vdiq në moshën 31 vjeç derisa lindte një foshnje të vdekur dhe të tjerë deklarojnë se ishte qëlluar dhe u la të vdiste.

Ajo është e njohur në Korenë e Veriut si ‘Heroina e Revolucionit Anti-Japonez’.

Duke valëzuar flamurin e kuq, blu dhe të bardhë të vendit dhe me gra veshur me veshje shumëngjyrëshe, ajo u nderua përpara skulpturës së partisë punëtore, e cila mund të shihet në mënyrë të turpshme mbi ta në një grup të frikshëm fotografish.

Më pas u vendosën kurorë në statujën e Kim Jong-suk në Varrezat e Dëshmorëve Revolucionarë me rastin e përvjetorit të saj të 100 vjetorit të lindjes në malin Taesong. /Lajmi.net/

kkkk_1514279329-8934448 kkk_1514279329-6068558 kk_1514279329-1795642 kkkkk_1514279329-3389623 k_1514279329-5574730