Gjyshja grisi 1 milion euro pak para vdekjes, që pas vdekjes familja e saj mos t’i merrte ato

E dini, nganjëherë gjërat nuk shkojnë siç duhet në familje.

Fun

06/11/2015 22:07

Kështu, një grua nga Austria vendosi që të copëtojë 1 milion euro – të cilat i kishte grumbulluar duke kursyer gjatë gjithë jetës së saj – vetëm që familja e saj të mos i merrte ato kur ajo të ndërronte jetë.

Kjo gjyshe tani është e vdekur dhe familja e saj ishin tronditur kur kishin parë bankënotat e copëtuara në copa të vogla nën shtratin e saj.

Por, duket se kjo familje nuk do t’i humb këto para, për shkak se sipas Bankës Kombëtare të Austrisë, nëse ata mund ta dëshmojnë origjinën e parave, banka mund t’i zëvendësojë ato, transmeton lajmi.net.

Gjyshja austriake sigurisht se do të nervozohej shumë po të kuptonte se familja e saj ka gjasa që t’i kthejë paratë e copëtuara.