Gjyshja 101 vjeçare njihet me stërmbesën, familja kalon në katër breza (Foto) – Lajmi.net
Gjyshja 101 vjeçare njihet me stërmbesën, familja kalon në katër breza (Foto)
Autori: Lajmi.net FamiljaLifestyle 13:44, 29 April 2017
Një foto e gjyshes duke e mbajtur stër-mbesën e saj, shfaq historinë e cila kalon në katër breza.

Në këtë foto, gjyshja takohet me stër-mbesën e saj Kaylee për herë të parë. Zonja më e vjetër e familjes, Rosa Camfield, ka kaluar në moshën 101 vjeç. Nëna e Kaylee, Sarah Hamm, 33, ishte ajo e cila realizoi një foto të Rosas dhe Kaylee së bashku.

Ajo e postoi atë në rrjetet sociale. Më pas u postua në faqen e facebookut, “Life of Dad”, dhe pas dy ditëve, fotoja arriti të ketë 2.5 milion pëlqime dhe 78 mijë shpërndarje, transmeton lajmi.net

Sarah më pas e tregoi historinë e gjyshes së saj për Daily Mail, duke treguar parakalimin e saj përmes katër gjeneratave, nga depresioni i madh që kishte përjetuar dikur, në martesën e saj të re në të 80’tat, deri në ditën që e mbajti Kayleen në duart e saj.

“Gjyshja ka qenë gjithmonë e lumtur, mendoj se ajo ishte e zgjuar gjithmonë, edhe tani në moshën 101 vjeçare. Ajo ka pasur shumë rrëfime dhe ka qenë gjithnjë argëtuese.”

Sarah tregon se gjyshja dhe burri i saj kanë qëndruar bashkë gjatë luftës së dytë botërore. Sidoqoftë, pas 15 viteve martesë, ata u divorcuan dhe i ndanë rrugët e tyre.

Pas divorcit, ajo kishte 40 vjeç, kur vendosi të shkojë në kolegj për t’u bërë mësuese, derisa rriste tre fëmijë.

Ajo u martua sërish, ndërkaq, burri i saj i dytë vdiq në moshën 80 vjeçare, pastaj u martua sërish me mikun e saj Lennis disa vite më vonë. Të dy kanë qenë fqinj që janë rritur së bashku, dhe madje kanë shkuar çdo ditë rrugës së njejtë për në shkollë.

Rosa ka 3 fëmijë, 5 nipër e mbesa dhe 10 stërnipër e stërmbesa. /Lajmi.net/

Fjalët kyçe: gjyshja 101 vjeçare

Fotolajm

Kim Jung, bëhet pjesë e batutave
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Rock Wheels
  • Play Berry Rush
  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bike Rivals