Gjyshi 93 vjeçar i Shkurte Gashit e kryen haxhin, ky është reagimi i këngëtares (Foto)

Këngëtarja Shkurte Gashi ka publikuar një fotografi në Instagram shumë më të ndryshme se herët tjera.

ShowBiz

20/09/2017 19:59

Në këtë foto, ajo shihet bashkë me gjyshin e saj i cili në moshën 93 vjeçarë ka kryer haxhin, ritual dhe shtyllë e rëndësishme e fesë islame, shkruan lajmi.net

Përmes kësaj fotoje, Shkurta ka falënderuar Zotin për këtë mundësi që i ka dhënë asaj që t’i ndihmojë gjyshit të saj për këtë përfundim të bërë.

“Është nder për mua që ma dha Zoti mundësinë të të ndihmojë të shkosh në Haxh Babgjyshi im Haxhi Isuf, falenderojë të madhërishmin që të dha jetë ta gëzosh këtë ditë në moshën 93 vjecarë! Krenar me ty! 
Urime Haxhillaku Babgjyshi im!” janë fjalët e saj./Lajmi.net/