Gjyshet e ngecura në bregun e detit, nuk ndalojnë së qeshuri derisa goditen nga valët – Lajmi.net
Gjyshet e ngecura në bregun e detit, nuk ndalojnë së qeshuri derisa goditen nga valët
Autori: Lajmi.net ArgëtimFun 10:58, 9 March 2018
Pas notit dhe freskimit në ujë, dy gra të moshuara e patën të pamundur të dalin nga uji, pasi ngecën në rërën e bregut të detit. Megjithëse ishin në vështirësi, vetëm qeshnin, derisa goditeshin vazhdimisht nga valët.

Romi Nunez, që po pushonte në atë plazh të Miramar në Argjentinë, filmoi skenën qesharake, ku u përfshinë edhe dy të reja për t’ju dalë në ndihmë, transmeton Telegrafi.

Meqenëse gjyshet nuk ishin në ndonjë rrezik, 24-vjeçarja dhe të pranishmit tjerë vetëm qeshën me rastin, por jo të gjithë po mendojnë njëjtë.

“Kështu vepron rinia sot, kur dy plaka ngecin në rërë. Fillimisht largojini, pastaj qeshni” ka qenë një prej komenteve negative. Me rëndësi është që ato dolën, ndërsa gjithçka kaloi përfundoi pa problem.

 

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO