Gjyqtari i vdekur caktohet për një ndeshje futbolli në Nigeri

Një gjyqtar që ka vdekur që në janar është caktuar për të drejtuar një ndeshje futbolli mes Uarri Uolves dhe Giua FC.

Sport

22/04/2016 13:39

Një rast i rrallë dhe i çuditshëm është regjistruar në futbollin nigerian dhe botëror njëherazi.

Një gjyqtar që ka vdekur që në janar është caktuar për të drejtuar një ndeshje futbolli mes Uarri Uolves dhe Giua FC.

Lajmi është bërë me dije nga “BBC”, sipas të cilës në listën egjyqtarëve të emëruar për këtë takim ka qenë dhe ai i Uale Akinsania, i cili raportohet të jetë ndarë nga jeta në janar të këtij viti, përcjell “Albeu.com”.

Federata e kuptoi vetëm nëpërmjet medieve se kishte gabuar.