Gjyqtari u akuzua se kërkoi fanellën e Ronaldos, shikoni çfarë bën FIFA

FIFA nga ana tjetër në një deklaratë ka sqaruar pozicionin e arbitrit.

Sport

21/06/2018 16:37

Amrabat hapi shumë polemika me deklaratën e tij se arbitri i ndeshjes Marok-Portugali i kërkoi fanelën Ronaldos.

Kjo ndezi edhe më shumë polemikat, pasi marokenët protestuan gjatë për vendimet e kryesorit Mark Gaiger.

FIFA nga ana tjetër në një deklaratë ka sqaruar pozicionin e arbitrit.

fifa-3

“Me keqardhje dhe zhgënjim, FIFA ka mësuar nëpërmjet medias deklaratat pas ndeshjes Portugali-Marok që lidhen me gjyqtarin Mark Gaiger. Është pohuar se Z. Gaiger ka kërkuar fanellën e kapitenit të Portugalisë gjatë pushimit të pjesës së parë. Z. Gaiger kundërshton me forcë këto pretendime dhe deklaron kategorikisht se një kërkesë e tillë nuk është bërë.

geiger-ronaldo (1)

FIFA dënon akuzat e bëra nga një anëtar i ekipit maroken. Gjyqtarët e FIFA-s kanë udhëzime të qarta lidhur me sjelljen dhe marrëdhëniet e tyre me ekipet në Botërorin e Rusisë dhe mund të konfirmohet se Z. Gaiger ka vepruar në mënyrë shembullore dhe profesionale si një zyrtar i caktuar i ndeshjes. FIFA dëshiron t’i kujtojë ekipet për detyrën e tyre që të respektojnë të gjitha parimet për një lojë të drejtë”, shkruhej në reagimin e FIFA-s