Gjyqtari shqiptar në Ligën e Kampionëve

Ballafaqimi do të zhvillohet me 21 nëntor në ”Brackel Training” të Dormundit, në orën 14.00.

Sport

19/11/2017 15:35

Gjyqtari i mirënjohur shqiptar, Bekim Zogaj, është caktuar si anësor në takimin Dortmund-Tottenham, e vlefshme e grupit H për xhiron e pestë të Champions League U-19 në futboll.

Gjyqtar kryesor është Sandro Scharer, ndërsa Zogaj është anësor në një ndeshje ku luftohet se cila nga skuadrat do të jetë në kreun e tabelës.

Ballafaqimi do të zhvillohet me 21 nëntor  në ”Brackel Training” të Dormundit, në orën 14.00.

Të rinjtë e Dormundit kryesojnë renditjen me 9 pikë, dy më shumë se Tottenham, kurse Real Madridi mban pozitën e tretë me 4 pikë.