Gjyqtari kontrovers drejton derbin mes Realit dhe Barcelonës (FOTO)

Lufta për titull këtë vit në La Liga, do të jetë shumë interesante.

Sport

25/03/2017 22:22

Ndeshja që do të sqarojë shumëçka, do të jetë ajo mes Real Madridit dhe Barcelonës, që në prill luhet në ‘Santiago Bernabeu’.

Federata e Futbollit të Spanjës për drejtimin e kësaj ndeshje ka caktuar gjyqtarin e shumë përfolur, Gil Manzano.

Manzano ka qenë cak i kritikave pas ndarjes së drejtësisë në ndeshjen Villarreal – Real Madrid, e fituar 2:3 nga këta të fundit.

Ai është larguar nga stadiumi me një qese në duar, e cila ishte me stemë të Real Madridit./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6