Gjyqtari i njohur deklarohet homoseksual

Gjyqtari veteran nga NBA, Bill Kennedy është deklaruar homoseksual, pas përplasjes me fundorin e Sacramento Kings, Rajon Rondo.

Sport

15/12/2015 12:57

Gjyqtari veteran nga NBA, Bill Kennedy është deklaruar homoseksual pas fyerjeve nga fundori i Sacramento Kings, Rajon Rondo.

Kennedy pati një duel verbal me Rondon pasi e përjashtoi atë me dy gabime teknike në duelin mes Kings dhe Boston Celtics më 3 dhjetor.

“Jam krenar që jam gjyqtar në NBA dhe jam krenar që jam homoseksual”, ka thënë Kennedy, gjyqtar që 18 sezone, përcjell “Lajmi.net”.

Kurse, Rondo arsyetoi veten.

“Veprimet e tij ishin në shenjë të zhgënjimit dhe emocioneve”, shkroi ai në Twitter.

“Ato nuk reflektojnë mendimin tim për komunitetin LGBT. Nuk e kisha për qëllim që të ofendojë ose të shfaqi mungesë respekti ndaj askujt”, shtoi Rondo.

Basketbollisti i Kings është dënuar për një ndeshje pas veprimit të tij.