Gjyqtari i njohur anglez komenton për simulimet e Salah

Mohamed Salah është bërë cak i kritikave pasi egjiptiani në dy xhirot e fundit në Premierligë ka simuluar për penallti.

Sport

22/01/2019 18:14

Të njëjtën gjë egjiptiani e bëri edhe në ndeshjen kundër Crystal Palace, por dështoi që ta bind gjyqtarin e takimit.

Sjelljet e sulmuesit të Liverpool i ka komentuar edhe gjyqtari anglez, Mark Clattenburg.

“Ai mundohet që të mashtrojë gjyqtarët, pasi ai është lojtari që ekzekuton penalltitë tek Liverpool, dhe kështu e di se do të ketë një gol të lehtë” ka thënë Clattenburg, transmeton lajmi.net.

“Kështu, ai do të ketë shanse më të mëdha për ta  fituar “Këpucën e Artë”, ishte komenti i gjyqtarit të njohur mbi Salah.

Salah sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë në Premierligë, dhe edhe këtë sezon është në garë që të korrë suksesin e njëjtë. /Lajmi.net/