Gjyqtari i ndeshjes Shqipëri-Izrael rihap Facebookun dhe sqaron tifozët (FOTO)

Mirëpo, ai e ka rihapur këtë adresë, duke bërë edhe një sqarim publik se pse veproi ashtu në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe pse e mbylli adresën e tij në Facebook.

Sport

16/11/2016 09:38

Pas gjykimit të tij në ndeshjen Shqipëri-Izrael, të gjithë tifozët e akuzuan atë si shkaktarin kryesorë që çoi në humbjen ndaj Izraelit 0-3. Kjo për shkak të dy kartonëve të kuq që ai i dha Gjimshitit dhe Berishës, shoqëruar me penallti, duke e lënë në këtë mënyrë kombëtaren si kurrë më parë në atë gjendje.

Vetëm pak minuta pasi përfundoi ndeshja tifozët e sulmuan në Facebook, gjyqtarin turko-gjerman, Deniz Aytekin me ofendime dhe akuza dhe e detyruan atë ta mbyllë adresën e tij në Facebook.

Mirëpo, ai e ka rihapur këtë adresë, duke bërë edhe një sqarim publik se pse veproi ashtu në ndeshjen Shqipëri-Izrael dhe pse e mbylli adresën e tij në Facebook.

Konkretisht ai e pranon se e ka mbyllur adresën e tij në Facebook, si një masë mbrojtëse ndaj sulmeve ofensive që erdhën në adresë të tij pas ndeshjes Shqipëri-Izrael. Por që në ardhmen çdo sulm ndaj tij apo sharje do të bllokohet bashkë me përdoruesit që kanë bërë këto ndërhyrje.

Ndërsa, në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Izrael, gjyqtari thekson se pasi e ka riparë videon edhe njëherë të plotë, konfirmon se pa përjashtim të gjitha vendimet e tij kanë qenë të drejta, pasi sipas tij veprimi i Gjimshitit apo goditja e portierit Berisha padyshim çon në karton të kuq.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.