Gjyqtari e ndëshkon, ai e grushton (VIDEO)

Alejandro Roncaglia, vëllai i mbrojtësit të Fiorentinës, Facundo Roncaglia, goditi gjyqtarin Arnaldo Beron pasi u ndëshkua me karton të verdhë.

Sport

17/06/2015 11:03

Skena të turpshme vijnë nga Argjentina ku vëllai i një reprezentuesi argjentinas sulmoi gjyqtarin në një ndeshje të nivelit të ultë.

Alejandro Roncaglia, vëllai i mbrojtësit të Fiorentinës, Facundo Roncaglia, goditi gjyqtarin Arnaldo Beron pasi u ndëshkua me karton të verdhë.

Beron përfundoi në tokë kurse futbollistët e tjerë i dolën në ndihmë.

Ndeshja u ndërpre pasi gjyqtari u desh të dërgohej në spital.

YouTube player