Gjyqtari e eliminoi Arsenalin

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ndarja e drejtësisë nga Nicola Rizzoli në duelin e parë kundër Bayern Munichut, luajti rol vendimtar në eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve. Arsenali humbi 2:0 në Emirates, kurse barazoi 1:1 në Allianz Arena duke u përshëndetur nga gara. Dhe, Wenger është ende i…

Sport

11/03/2014 22:48

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se ndarja e drejtësisë nga Nicola Rizzoli në duelin e parë kundër Bayern Munichut, luajti rol vendimtar në eliminimin e skuadrës së tij nga Liga e Kampionëve.

Arsenali humbi 2:0 në Emirates, kurse barazoi 1:1 në Allianz Arena duke u përshëndetur nga gara.

Dhe, Wenger është ende i pakënaqur me atë që ndodhi në takimin e parë kur Rizzoli e përjashtoi me karton të kuq portierin e Arsenalit, Wojciech Szczesny, në rastin kur ai rrëzoi Arjen Robbenin si futbollist i fundit me ç’rast u akordua edhe penallti në favor të bavarezëve.

“Vendimet e gjyqtarit në ndeshjen e parë ndikuan në rezultatin e përgjithshëm dhe eliminimin tonë”, deklaroi Wenger pas ndeshjes.

“Vuajtëm në pjesën e parë, në të dytën luajtëm më mirë e sidomos në 20 minutat e fundit ku mund të shënonim gola. Qasja ishte e mirë dhe u eliminuan vetëm për faj të asaj që ndodhi në ndeshjen e parë, dhe ky është pendimi ynë”.

“U mbrojtëm mirë në pjesën e parë, filluam të sulmojmë më mirë në të dytën, e dhamë maksimumin, shpirti i ekipit ishte ai i duhuri dhe e kam uruar ekipin”.