Gjyqtarët nuk e kaluan testin, FFK e ka një lajm për ta

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar gjyqtarët për testet fizike.

Sport

02/10/2017 14:56

FFK ka bërë të ditur se të mërkurën do të organizojë testet fizike për gjyqtarët dhe asistentët të të gjitha kategorive, që s’kanë mundur t’i kalojnë testet.

“Komisioni i Gjyqtarëve të futbollit të mërkurën do të organizojë testet fizike për gjyqtarët dhe asistentët (të gjitha kategoritë), të cilët nuk kanë arritur të kalojnë testet para fillimit të kampionatit  2017/2018, dhe për të gjithë gjyqtarët dhe asistentët, të cilët gjykojnë ndeshjet në Superligë dhe Ligën e Parë.

Testet Fizike mbahen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë sipas këtij orari:

  1. Gjyqtarët kryesor fillojnë testimin në ora 13:30
  2. Asistentët fillojnë testimin në ora 14:30″, thuhet në njoftimin për shtyp.

Si zakonisht, testet mjekësore mbahen në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.