Gjyqtarë zviceranë për miqësoren Kosova – Haiti

Më në fund është zyrtarizuar çifti i gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Haitit. FIFA i ka deleguar katër gjyqtarë, që do ta drejtojnë takimin e 5 marsit, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një…

Sport

27/02/2014 13:59

Më në fund është zyrtarizuar çifti i gjyqtarëve që do ta drejtojnë ndeshjen miqësore ndërmjet Kosovës dhe Haitit. FIFA i ka deleguar katër gjyqtarë, që do ta drejtojnë takimin e 5 marsit, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Lajmin e ka konfirmuar Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), përmes një komunikate të lëshuar të enjten. Sipas shtëpisë së futbollit kosovar, ndeshjen do ta drejtojnë tre gjyqtarë zviceranë dhe një portugez: Stephan Klossner, Vital Jobin, Stephane A. Rodrigues Almedida dhe Fedayi San.