Gjyqi për Rastin “Kumanova” sot me dyer të hapura

Pas rreth dy muajve, të martën mbaroi marrja në pyetje e dëshmitarëve të mbrojtur për rastin “Kumanova – Lagjja e Trimave”, ndërkaq sot gjykimi do të vazhdojë, por me dyer të hapura për publikun, raporton Portalb.

Lajme

30/09/2016 11:03

Siç njoftojnë nga Gjykata, gjykimi do të vazhdojë në sallën e madhe të Gjykatës Supreme me procedurë dëshmuese.

Vitin e kaluar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, një grup i armatosur është përleshur me forcat e sigurisë të Maqedonisë. Nga rasti në fjalë, u vranë 8 policë nga njësitet speciale dhe nga njësitet e veçanta të MPB-së, ndërkaq 4 të tjerë u plagosën. Ndërkaq, humbën jetën edhe 10 pjesëtarë të grupit të armatosur.